Agjencia bërthamore e vendit Energoatom, ka njoftuar se reaktori i fundit operativ në centralin bërthamor Zaporizhzhia është shkëputur nga rrjeti ukrainas, si rezultat i granatimeve ruse.
“Si rezultat, njësia e energjisë nr. 6 u shkarkua dhe u shkëput nga rrjeti, i cili aktualisht furnizon nevojat e vetë ZNPP-së”, tha agjencia në deklaratën e saj.
Ndërsa, një zëdhënës ka thënë për CNN, se Energoatom po punon për rivendosjen e lidhjes.
“Ka një shans për të rivendosur transmetimin e energjisë në rrjetin ukrainas,” shtoi zëdhënësi, duke thënë se ai nuk mund të detajojë oraret pasi situate në zonë mbetet e tensionuar.