image Gramoz Vokrri padit FFK-në

Futboll

Gramoz Vokrri padit FFK-në

news image

Gramoz Vokrri do të dorëzojë padi në Gjykatën Themelore të Prishtinës ndaj Federatës së Futbollit të Kosovës, mëson Gazeta Sinjali Sporti.

Kjo vjen pas mos-lejimit të kandidimit të Vokrrit për kryetar të Federatës së Futbollit të Kosovës.

Padia pritet të dorëzohet sot rreth orës 14:00 – 14:30.

Ndryshe, Komisioni në vendimin e publikuar i ka cilësuar si kontestuese nënshkrimet e klubeve FC Prishtina, KF Ulpiana 1926 dhe KF Kika. Mirëpo Vokrri i ka publikuar nënshkrimet e këtyre klubeve.

/GazetaSinjaliSport/