Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka njoftuar se sonte në Mitrovicë aktivistët kanë shkruar grafite në qytet për të denoncuar dhunën sistematike ndaj grave në këtë komunë dhe përtej, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas njoftimit, përmes këtyre mbishkrimeve është kundërshtuar kontrolli i burrave ndaj grave, dhuna sistematike ndaj tyre, ngacmimet seksuale në shkolla e shumë shkelje tjera.
“Përmes grafiteve që kundërshtojnë kontrollin e burrave mbi trupin e grave, dhunimin e tyre në shtëpi, rrugë e institucione, ngacmimin seksual në shkolla, e robërimi e tyre nga burrat, hapësirat publike u ngjyrosën me revoltë dhe refuzim të çfarëdo shtypje ndaj secilës grua dhe vajzë”, thuhet në njoftim.