image Graçanicë: Gjen 106 fishekë të armës AK 47 dhe dy karikatorë në arën e tij

Siguri

Graçanicë: Gjen 106 fishekë të armës AK 47 dhe dy karikatorë në arën e tij

news image

Policia e Kosovës ka njoftuar se janë gjetur 106 fishekë të armës AK 47 dhe dy karikatorë në fshatin Skullanevë të Graçanicës, shkruan Gazeta Sinjali.

Këtë monicion e kishte gjetur një banor i fshatit, mesditën e djeshme.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, me ç’rast kanë konfiskuar municionin.

Policia bën të ditur se lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori./Gazeta Sinjali/