image Grabitje nën kërcënimin e armës, hajnat vjedhin pazarin ditor në një pompë në Prishtinë

Siguri

Grabitje nën kërcënimin e armës, hajnat vjedhin pazarin ditor në një pompë në Prishtinë

news image

Një person ka raportuar në Polici se deri sa ka qenë në punë, tre të dyshuar meshkuj, njëri prej tyre me armë të gjatë kanë grabitur pazarin ditor në vlerë rreth 600 euro, shkruan Gazeta Sinjali.

Siç njofton Policia, të dyshuarit kanë ikur në këmbë  në drejtim të fshatit Babimofc të Prishtinës.

Gazeta Sinjali mëson se rasti i lartcekur ka ndodhur në pompën e derivateve “Alfa Trade”, ndërsa të dyshuarit ishin të veshur me kapela të zeza dhe maska antiCOVID.

Ndërkaq, rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 22:30, gjersa rasti vazhdon të hetohet nga njësitet relevante.

/Gazeta Sinjali/