image Grabitje në Spitalin e Pejës

Siguri

Grabitje në Spitalin e Pejës

news image

Mesditën e djeshme një person ka raportuar në polici se një i dyshuar ia ka vjedhur vajzës së tij të mitur telefonin, në Spitalin e Pejës, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas raportit 24-orësh të policisë, e mitura ishte duke ecur në këmbë, kur i dyshuari, i cili ishte me biçikletë, ia ka grabitur nga dora telefonin me vlerë 1, 100 euro.

“Spitali rajonal Pejë, Pejë 10.10.2020 – 12:00. Ankuesi mashkull /kosovar ka raportuar se derisa vajza e tij e mitur ishte duke ecur në këmbë, një person i panjohur me biçikletë ia kishte grabitur telefonin celular nga dora, në vlerë prej 1,100 €. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin e PK-së./Gazeta Sinjali/