image Grabitje në pompën e derivateve ‘Shell’ në Prishtinë, hajnat e armatosur marrin qindra euro nga punëtorët

Siguri

Grabitje në pompën e derivateve ‘Shell’ në Prishtinë, hajnat e armatosur marrin qindra euro nga punëtorët

news image

Pompat e derivateve jo rrallëherë janë cak i hajnave. Kjo dukuri po krijon pasiguri dhe frikë si për qytetarët ashtu edhe për punëtorët që punojnë në këto biznese. Për një rast të tillë që ka ndodhur në orët e para të së premtes në Prishtinë, Prokuroria ka nisur hetimet, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se cak i hajnave mbrëmë ishte pika e pompës së derivateve ‘Shell’ në rrugën ‘Mon Balaj’, ku disa persona të maskuar dhe nën kërcënimin e armës kanë marrë të gjithë pazarin ditor dhe paratë personale të njërit prej punëtorëve.

Me t’u denoncuar rasti, Policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku kanë kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.

Në kuadër të veprimeve hetimore janë intervistuar edhe dy punëtorët e kompanisë, të cilët kanë deklaruar se të dyshuarit menjëherë pas kryerjes së veprës janë larguar me shpejtësi për në drejtim të Podujevës.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Grabitje ’, teksa veprimet tjera ligjore do merren posa të kapen të dyshuarit.

/GazetaSinjali/