image Grabitje në një shtëpi në Podujevë, hajnat vjedhin 5 mijë euro stoli ari

Siguri

Grabitje në një shtëpi në Podujevë, hajnat vjedhin 5 mijë euro stoli ari

news image

Rastet e shpeshta të grabitjes po krijojnë pasiguri dhe humbje si te bizneset ashtu edhe te qytetarët. Një ngjarje e tillë dyshohet të ketë ndodhur më 9 qershor në Podujevë, shkruan Gazeta Sinjali.

Personi që denoncoi rastin është pronari i shtëpisë, i cili sipas burimeve të Sinjalit raportoi në Polici se persona të panjohur, të maskuar dhe nën kërcënimin e armës i kanë grabitur një armë që e mbante me leje si dhe stoli arë në vlerë prej 5 mijë euro.

E gjithë ngjarja ka ndodhur në fshatin Shakovicë të Podujevës, rreth orës 22:00.

/GazetaSinjali/