Një grabitje ka ndodhur sonte në një market në lagjen “Mati 1” në Prishtinë.
Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ajo ka bërë të ditur se, sipas informacioneve të para, grabitja është kryer nga dy të dyshuar të cilët më pas kanë ikur nga vendi i ngjarjes. Nuk raportohet për persona të lënduar.
“Rreth orës 20:30 është raportuar për një grabitje të ndodhur në një dyqan në lagjen Mati 1, në Prishtinë. Pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendngjarje dhe bazuar në të dhënat e para janë ngritur dyshimet se grabitja është kryer nga dy të dyshuar të cilët më pas kanë ikur nga vendi i ngjarjes. Nuk raportohet për persona të lënduar. Aktualisht policia ka iniciuar një hetim lidhur me rastin dhe ka nisur me ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme policore me qëllim zbardhjen e rastit si dhe identifikimin e të dyshuarve”, ka thënë Ahmeti. /Gazeta Sinjali/