Sonte një market në rrugën “Nënë Tereza” në Fushë Kosovë është grabitur.
Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Sinjali, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, i cili ka bërë të ditur se Policia ka dalë në vendin e ngjarjes.
“Në rrugën “Nënë Tereza në Fushë Kosovë, rreth orës 20:30 është raportuar për një grabitje në një lokal-market. Ekipet policore iu kanë përgjigjur informatës dhe janë duke kryer veprimet operacione dhe hetimore lidhur me këtë rast”, tha Hoxha.
Po ashtu, nuk është raportuar për të lënduar në këtë rast kurse ende nuk dihet shuma e grabitjes në këtë market. /GazetaSinjali/