Një grabitje e armatosur ka ndodhur sot në fshatin Kçiq të Mitrovicës, ku një person i maskuar ka kërcënuar me armë punëtorët e një pompe të derivateve, shkruan Gazeta Sinjali.
Këtë për Sinjalin e ka konfirmuar Policia në Mitrovicë, të cilët kanë thënë se rasti ka ndodhur rreth orës 18:00 dhe është grabitur një shumë e parave .
Sipas policisë, nga ky incident nuk ka të lënduar.