image Grabitje e armatosur në një barnatore në Prishtinë

Kosovë

Policia/ Grabitje e armatosur në një barnatore në Prishtinë

news image

Një grabitje e armatosur ka ndodhur ditën e djeshme rreth orës 17:00 në një barnatore në Prishtinë.

Rastin në polici, e ka  raportuar një femër, e cila ka thënë se derisa ishte duke punuar, në barnatore ka hyrë një person i panjohur me maskë dhe i armatosur.

Policia bën të ditur se i dyshuari duke kërcënuar me armë punëtoren ka arritur t’i grabisë paratë e gatshme në barnatore.

Më tutje, bëhet e ditur se në vend të ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse policore/Gazeta Sinjali/