Një punëtore e një marketi në Gjilan është përballur me një hajn mbrëmë rreth orës 20:45, shkruan Gazeta Sinjali.
Siç njofton Policia, ajo ka raportuar se derisa ishte në vendin e punës, një person i panjohur, nën kërcënim të armës ka vjedhur para të gatshme.
Ajo ka deklaruar se i dyshuari ka vjedhur rreth 60 euro nga arka e marketit dhe ka ikur në drejtim të panjohur.
Kujtojmë se rastet e grabitjeve janë rritur, duke krijuar kështu pasiguri si për qytetarët, ashtu edhe për bizneset.