Dy persona të maskuar, nën kërcënimin e armëve, kanë plaçkitur para në një pompë derivatesh.
Rasti ka ndodhur dje në Sllatinë të Fushë-Kosovës.
Më pas, plaçkitësit me një veturë pa targa ishin larguar nga vendi i ngjarjes.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore.
Rastet e grabitjeve të armatosura janë shtuar në Kosovë. Para një muaji në Shtime ka mbetur i vrarë një person që dyshohet se kishte hyrë për të vjedhur në një shtëpi./Gazeta Sinjali/