Një grabitje ka ndodhur mbrëmë në Fushë Kosovë, ku një person duke përdorur forcën ka marrë 250 euro në një market.
Po ashtu, i dyshuari i ka shkaktuar lëndime punëtores së marketit, e cila ka pranuar edhe tretman mjekësor.
Policia ka bërë të ditur se kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke zhvilluar hetimet e nevojshme.