image Grabitja e armatosur në Gjilan, dalin pamjet e konfrontimit të punëtorëve të marketit me të dyshuarin

Siguri

Grabitja e armatosur në Gjilan, dalin pamjet e konfrontimit të punëtorëve të marketit me të dyshuarin

news image

Marketi ‘Tina’ në Gjilan mbrëmë ka qenë cak i një grabitjeje të armatosur. 40-vjeçari Sadat Ismajli, për identitetin e të cilit ka raportuar ekskluzivisht Gazeta Sinjali, ka arritur të marrë arkën me para, por plani nuk i shkoi siç deshi. Punëtorët e marketit arritën ta ndalnin derisa Policia intervenoi dhe e arrestoi. I njëjti tashmë ndodhet nën masën e ndalimit policor.

Ndërkohë Dukagjini ka publikuar pamjet nga momenti i grabitjes, ku shihet konfrontimi i punëtorëve të marketit me Ismajlin.

Kujtojmë që me t’u përfunduar procedurat policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që i dyshuari të ndalohet për 48 orë.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/