image Grabiti të moshuarën greke dhe i shkaktoi vdekjen, ky është shqiptari i arrestuar

Evropë

Grabiti të moshuarën greke dhe i shkaktoi vdekjen, ky është shqiptari i arrestuar

news image

Alvin Musaj, 36 vjeç me origjinë nga Shqipëria është arrestuar nga policia greke pasi akuzohet se ka kryer një grabitje që përfundoi me një viktimë.

Shqiptari ka vjedhur çantën e një të moshuare, e cila në atë moment që e ka tërhequr është rrëzuar në tokë. Si pasojë e përplasjes në tokë, e moshuara mori plagë të rënda dhe pas dy ditësh ndërroi jetë.

Mediat greke theksojnë se shqiptari është autori edhe i disa grabitjeve të tjera. Në kontrollin e kryer në një shtëpi dhe një biznes, u gjetën dhe u konfiskuan veshjet e përdorura nga i arrestuari gjatë grabitjeve, 53 tableta narkotikë, 2 peshore elektronike dhe një celular./abcnews.al/

/GazetaSinjali/