image Grabiti 53 milionë paund në Britani, shqiptari martohet duke bërë dasmë luksoze

Evropë

Grabiti 53 milionë paund në Britani, shqiptari martohet duke bërë dasmë luksoze

news image

Mediat britanike kanë sjellë sërish në vëmendje shqiptarin Jetmir Buçpapaj, i cili së bashku me një shqiptar tjetër dhe 5 britanikë u arrestuan në vitin 2008 për grabitjen e 53 milionë paundëve nga depoja ku përpunoheshin paratë cash për bankomatët.

41-vjeçari, Jetmir Buçpapaj u dënua me 15 vite burg, i akuzuar për grabitje dhe rrëmbim me armë. Shqiptari nga Tropoja u divorcua nga bashkëshortja e parë Rebecca ndërkohë që ai vuante dënimin me burg.

Jetmir Buçpapaj u lirua nga burgu i sigurisë së lartë Belmarsh, në Londrën Juglindore në gusht të vitit të kaluar dhe u deportua më pas në Shqipëri. 

Jetmir Bucpapa

Sipas “The Mirror”, Buçpapaj është martuar me Besiana Dushinën në qytetin e tyre të lindjes, Tropojë, në një ambient luksoze.

Një burim në Shqipëri tha: “Deri më tani ne nuk kemi asnjë kërkesë nga Britania e Madhe për të hetuar ndonjë pronë apo investim nën emrin e tij apo të të afërmve të tij”.

Pas martese ata kanë bërë muaj mjalti. 34-vjeçarja nuk pranoi të tregonte vendin e muajit të mjaltit, por bëri me dije për “The Mirror” se bëhej fjalë për një vend “shumë të veçantë”.

The raiders caught on CCTV

Gjatë grabitjes së vitit 2006, sulmuesit të paraqitur si policë rrëmbyen menaxherin e depos dhe familjen e tij. Ata lidhën gjithashtu 14 punonjës nën kërcënimin e armëve./GazetaSinjali/