image Grabitet vetura në QKUK, u vodhën para dhe dokumentet e sëmundjes së pacientit

Siguri

Grabitet vetura në QKUK, u vodhën para dhe dokumentet e sëmundjes së pacientit

news image

Sot në oborrin e QKUK-së, veturës së një pacienti i është thyer xhami, shkruan Gazeta Sinjali.

Sinjali ka mësuar se në qantën që ndodhej në veturë ka pasur para dhe dokumentet e djalit të pronarit të veturës, i cili është i sëmurë.

Sinjali ka kontaktuar edhe me Policinë, mirëpo deri në publikimin e këtij lajmi, nuk kanë kthyer përgjigje.

/GazetaSinjali/