Policia e Kosovës në Mitrovicë ka njoftuar që ka prangosur dy të dyshuar për veprën penale “Grabitje”.
Arrestimi i dy të dyshuarve është bërë mbi dyshime të arsyeshme sipas Policisë, ku dy të dyshuarit dyshohet se me datën 13 mars 2022, në një pompë derivatesh nën kërcënimin e armës viktimës i kanë grabitur një shumë e parave.
“Si rezultat i hetimeve të zgjeruara dhe dyshimeve të bazuara, me urdhëresë të Gjykatës është realizuar kontrolle në shtëpinë e të dyshuarave, ku në cilësi të provave materiale janë sekuestruar materiale të nevojshme“, thuhet në njoftimin e Policisë.
Pas intervistimit me aktvendim të prokurorit të rastit dy të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit policor.