image Gratë që denoncuan burrat e tyre/ 24 raste të dhunës në familje u raportuan për katër ditë

Siguri

Gratë që denoncuan burrat e tyre/ 24 raste të dhunës në familje u raportuan për katër ditë

news image

Ngjarja tragjike që ndodhi në Ferizaj, më 22 gusht, ku u vra 18-vjeçarja, Marigona Osmani në Ferizaj, nxiti reagim shoqëror e institucional, por edhe protesta para institucioneve të rendit në Kosovë.

Protesta e revolta kundrejt dhunës e vrasjes së grave në Kosovë po shihet si reagim i pashmangshëm ndaj këtij fenomeni.

Edhe rastet e dhunës në familje, që publikohen në raportet 24-orëshe të Policisë, nxitën diskutime në publik, për shkak të masave të sigurisë, që caktohen ndaj të dyshuarve.

Gazeta Sinjali më poshtë ju sjell rastet e dhunës në familje, për të cilat Policia ka njoftuar nga e hëna.

Rastet e dhunës së familje për të cilat Policia njoftoi sot, më 26 gusht

Prishtinë 21.08.2021 – 15:00. Më 25.08.2021 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti e kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. 

Prishtinë 24.08.2021 – 18:00. Më 25.08.2021 viktima femër kosovare, ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Viktima është dërguar në strehimore, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Prizren 25.08.2021 – 20:40. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte ushtuar dhunë ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër. Me sugjerim të prokurorit, i dyshuari është ndalur në ndalim policor dhe më pas të lirohet në procedurë të rregullt.

Prizren 25.08.2021 – 19:22. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që nën ndikim të alkoolit ka ushtruar dhunë ndaj të birit të tij viktimës mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. 

Gjilan 25.08.2021 – 17:00. Viktima femër kosovare ka informuar se burri i saj i dyshuari mashkull kosovar ka ushtruar dhunë psiqike. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.

Fsh. Bervenik, Podujevë (NN) 21.08.2021 – 15:55. Në lidhje me rastin, është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

25 gusht

Prishtinë 23.08.2021 – 22:00-23:00. Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar, pasi i njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër kosovare ish bashkëshortes së tij. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Lipjan, 24.08.2021 – 13:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti në vazhdimësi kanos dhe u bën presion familjarëve të tij. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Dragash 24.08.2021 – 09:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që në gjendje të dehur ka ushtuar dhunë ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në ndalim policor, deri në këndellje e më pas është dërguar në mbajtje.

Deçan 24.08.2021 – 15:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi i njëjti ka ushtuar dhunë fizike dhe psiqike ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Gjakovë 24.08.2021 – 21:00. Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi i njëjti ka ushtruar dhunë fizike të vazhdueshme ndaj bashkëshortes së tij femër kosovare. Viktima ka marrë tretman mjekësor dhe pastaj me dëshirën e saj është dërguar tek familja e saj. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Gjakovë 24.08.2021 – 19:00.  Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi i njëjti në gjendje të dehur ka ofenduar bashkëshorten dhe fëmijët e tij si dhe ka demoluar shtëpinë. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Leposavic 24.08.2021-11:55. Viktima femër kosovare ka njoftuar se djali i saj i dyshuari mashkull kosovar nën ndikim të alkoolit ka sulmuar atë dhe vajzën e saj. Nuk raportohet për të lënduar. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

24 gusht

Fushë Kosovë (NN) 23.08.2021–00:36. Viktima femër, ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. I njëjti është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, rasti vazhdon të hetohet.

Fushë Kosovë 13.08.2021 –NN. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti i kishte dërguar mesazhe  me përmbajtje kërcënuese viktimës femër kosovare ish bashkëshortes së tij. Në konsultim me prokurorin i dyshuari dërgohet në mbajtje.

Lipjan 23.08.2021–19:15. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar bashkëshorti i saj është duke i shkaktuar dhunë fizike dhe psiqike. I dyshuari pas intervistimit në konsultim me prokurorin është liruar ,rasti shkon në procedurë të rregullt.

Prishtinë (NN) 23.08.2021–21:00. Në bazë të urdhëresës është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer vepre e cekur më lartë. Në konsultim me prokurorin i dyshuari dërgohet në mbajtje.

Suharekë 22.08.2021 –19:30. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje me bashkëshortin e saj, përmes telefoni i dyshuari e kishte kanosur. Në lidhje me rastin i dyshuari është arrestuar  pas intervistimit në konsultim me prokurorin i dyshuari është dërguar në mbajtje .

Pejë, 23.08.2021 –18:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti e ka sulmuar viktimë femër kosovar duke i shkaktuar lëndime trupore . Pas intervistimit në konsultim me prokurorin i dyshuari dërgohet në mbajtje .

Vushtrri 22.08.2021 –21:00.  Viktima femër  kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje  bashkëshorti i saj e kishte përdorur dhunë ndaj saj. I dyshuari është arrestuar, viktima ka pranuar trajtim mjekësor. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullte.

23 gusht

Drenas 22.08.2021 – 06:36. Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje  ishte sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Si pasoj e sulmit viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit lënda e rastit procedohet në procedurë të rregullt.

Lipjan 22.08.2021 – 16:20. Viktima femër kosovare ka raportuar se bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj saj. Viktima si pasoj e rastit ka pranuar tretman mjekësor dhe pas intervistimit është dërguar  te familjarët e saj ndërsa i dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Podujevë 21.08.2021 – 21:00.  Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili pas një marrëveshje verbale kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare.  I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Prishtinë 22.08.2021-19:05. Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje, është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje .

/GazetaSinjali/