image Goran Rakiq abstenon në votimin e programit qeverisës

Politikë

Goran Rakiq abstenon në votimin e programit qeverisës

news image

Qeveria e Kosovës ka miratuar sot programin qeverisës për 4 vjetët e ardhshme.

Në këtë votim, të gjithë ishin pro përpos Goran Rakiq nga Lista Serbe, i cili abstenoi nën arsyetimin se nuk e ka marrë me kohë programin.

Ky program ka marrë miratimin e shumicës së ministrave, derisa ka abstenuar ministri për Kthim, Goran Rakiq.

Një prej pikave të programit Qeverisës ka qenë edhe përgatitja e padisë për Serbinë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, derisa janë përmendur edhe disa pika të tjera.

/GazetaSinjali/