image Goli i Xhakës ndaj Man United zgjedhet më i miri i muajit prill në Premierligë nga BBC

Futboll

Goli i Xhakës ndaj Man United zgjedhet më i miri i muajit prill në Premierligë nga BBC

news image

Granit Xhaka ka fituar çmimin e golit më të mirë të muajit prill nga votuesit e BBC.

Xhaka kishte realizuar një eurogol në fitoren 3-1 të skuadrës së tij ndaj Manchester United më 23 prill.

Nga votuesit e BBC-së, Xhaka ka fituar çmimin e golit të muajit me 20% të votave.

Ai në këtë garë mposhti lojtarët Mohamed Salah me 17% dhe Rodri 15%.

/GazetaSinjaliSport/