image Goli i anuluar i Bennacer, shefat e arbitrave marrin vendimin

Futboll

Goli i anuluar i Bennacer, shefat e arbitrave marrin vendimin

news image

Goli i anuluar nga VAR i Bennacer në sfidën e së martës mes Interit dhe Milanit u përcoll me diskutime të shumta.

Shefat e “AIA” nuk do të ndërmarrin veprime kundër gjyqtarit të Inter-Milanit, Maurizio Mariani, pasi besojnë se ai mori vendimin e duhur duke mos lejuar golin e djeshëm të Ismael Bennacer, transmeton Sinjali Sport.

Reprezentuesi algjerian pa një gol të anuluar për pozicion jashtë loje pas një kontrolli VAR dje kur Interi ishte 2-0.

Vendimi i Marianit ka shkaktuar polemika dhe trajneri i Milanit Stefano Pioli u ankua pas fishkëllimës së fundit duke thënë se Pierre Kalulu nuk ndërhyri në lojë.

Megjithatë, ‘Calciomercato.com’ raporton se shefat e arbitrave besojnë se Mariani mori vendimin e duhur dje. Udhëzimet e dhëna nga emëruesi Gianluca Rocchi në fillim të sezonit u thanë gjyqtarëve që të ishin të rreptë me lojtarët në pozicion jashtë loje brenda zonës së penalltisë në rrethana të ngjashme me ato të mbrëmshme.

Mariani pa Handanovicin duke lëvizur, duke u përpjekur të kërkonte topin e goditur nga Bennacer dhe kjo është një nga arsyet që ai vendosi të anulojë golin. Sipas një raporti të Calciomercato.com, dosja VAR mund të bëhet publike nga AIA në ditët në vijim.

/GazetaSinjaliSport/