image Golden State Warrios shpallen kampionë të NBA, mposhtin Boston në gjashtë ndeshje

Basketboll

Golden State Warrios shpallen kampionë të NBA, mposhtin Boston në gjashtë ndeshje

news image

Golden State Warriors kanë arritur që të shpallen kampionë të NBA-së për sezonin 2021-22.

Warriors kanë triumfuar në finale ndaj Boston Celtics me rezultat 4-2.

Ndeshja e gjashtë e zhvilluar mbrëmë ishte përcaktuese për fatin e titullit, teksa Warriors nën regjinë e Stephen Curryt triumfuan me rezultat 103-90, duke triumfuar në titullin e kampionit.

Curry realizoi 34 pikë dhe shtoi 7 asistime e 7 kërcime, duke u zgjedhur në fund ‘MVP’ i finales.

Ky është titulli i shtatë i Golden State Warriors në histori, ndërsa i katërti në tetë sezonet e fundit.

/GazetaSinjaliSport/