image Gola i VV-së: Veriun në këtë gjendje nuk e solli Kurti, atë e gjeti mes jush

Politikë

Gola i VV-së: Veriun në këtë gjendje nuk e solli Kurti, atë e gjeti mes jush

news image

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Ardian Gola, në një shkrim të gjatë në Facebook, u është përgjigjur kritikëve të pushtetit lidhur me situatën e krijuar në veri të vendit.

Sipas tij, veriu nuk ka se si të jetë kthyer në gjendjen para pavarësisë sepse, siç pretendon ai, “diçka që nuk ka lëvizur përpara nuk ka së si të kthehet prapa”.

Gola po ashtu ka thënë se kur Serbia dëshiron të zgjedh një problem politik, krijon një tjetër, duke vazhduar kështu në prodhime të vazhdueshme të krizave.

Tensionet aktuale në veri, sipas z. Gola, janë shkak-pasojë e një realiteti faktik që ka qenë i pranishëm ndër vite, por që u bë i qartë vetëm në kohën kur kryeministri Kurti synonte të shtrinte sovranitetin atje.

Postimi i plotë:

Veriu nuk eshte kthyer ne gjendjen para pavaresise. Dicka qe nuk levize perpara, nuk ka si te kthehet prapa. Aty ka qene prej fillimit. Levizjet qe jane bere kane qene riprodhim i status-quos permes fasadimit te realitetit.

Qasja e Serbise ndaj problemeve politike historikisht eshte zgjidhje permes krijimit te nje problemi tjeter. Ajo eshte riprodhuese konstante e krizave te heshtura qe presin momentin e shperthimit. Eshte shembull ilustrativ i perdorimit te potencialit destabilizues per te mirembajtur gjendjen ne krize permanente.

Per shembull, ne negociimin e problemit te pjesemarrjes se serbeve ne zgjedhjet parlamentare e lokale ne kuader te perpjekjeve te Kosoves per integrim te tyre ne sistem, Serbia e ka ofru si kompromis “Lista Srpska”-n, si parti qe do te perfaqesonte serbet e Kosoves. Madje, per ta rritur pazarin, atebote ne fillim e kishte quajtur “Srbija”. Dukej arritje negociuese kur perfunduam ne “Lista Srpska”.

Nderkohe e kemi pare qe “Lista Srpska” nuk ka qene zgjidhje. Ajo, qysh tashme boterisht dihet, nuk perfaqeson interesat e komunitetit serb te Kosoves. ‘Lista srpska’ del te jete maskim i problemit te integrimit te serbeve dhe zgjatim politik i drejtperdrejte i Serbise ne Kosove duke e mirembajtur kontrollin faktik te nje pjese te territorit te Kosoves. Kjo perfundimisht u kuptua kur me nje mbyllje syri te Vucicit, komplet deputetet e “Listes srpska” dhane doreheqjen nga mandatet e tyre parlamentare se bashku me zyrtaret e tjere serbe qe leshuan vendet e tyre te punes.

Pra, kryeministri Kurti nuk e ktheu Veriun ne gjendjen para pavaresise. Me perpjekjet e tij per te shtrire sovranitetin ne ate pjese te territorit te Kosoves, vec u deshmua qe i tere procesi i derisotem negociues per integrimin e serbeve ne sistem ka qene deshtim.

Kjo m’ben te kuptoj se Kryeministri Kurti ka plotesisht te drejte qe insiston qe ne nje marreveshje finale per normalizim te raporteve me Serbine te ofrohen garanca per implementim te dyanshem dhe njohje reciproke te shtetesise. Perndryshe, s’ka asnje arsye te mos besohet qe Serbia, me destruktivitetin e saj te deshmuar historik, do te krijoje problemin e radhes, te cilin do e vendos ne negociimin e ardhshem, sikur dikur “murin e paqes”, “rojat e ures”, “lista srpska”-n. Eshte, thene thjesht, “rrefim i pafund” (never ending story).

Por pozicionimi i kryeministrit Kurti ne dialog eshte politikisht i brishte perderisa nuk kemi nje opozite te ngjashme me ate te LV-se. Ne te kaluaren, opozitarizmi politik i LV-se i ka ndihmuar negociatoret kosovare ta fuqizojne pozicionin e tyre ne dialog. Ngase ka qene shume e ashper kunder cdo koncesioni poltik ne raport me Serbine dhe ka qene shume perkrahese per te gjitha taktizimet qeveritare qe kane pasur per objektiv fuqizimin e subjektivitetit te Kosoves (sikurse ka qene rasti me taksen me ish-kryeministrin Haradinaj). Sot, opozita e ben te kunderten. Ajo sinjalizon pa nda se jane te gatshem per koncesione te reja dhe kritikojne perpjekjet per shtrirjen e sovranitetit ne Veri duke i cilesuar si “provokime” e cka mos. Dhe tere kete e paketojne si mosprishje te miqesise me nderkombetaret. Nderkohe harrojne qe me kete qasje vecsa e fuqizojne spiralen qe rrotullon destruktivitetin e Serbise me koncesionet e Kosoves.

Me ate cfare po shohim ne Veri, si deshmi per nje proces te deshtuar te integrimit te serbeve pikerisht per shkak te instrumentalizimit politik te grupeve te organizuara kriminale nga Vucic, besoj eshte krejtesisht e qarte edhe per miqet tane nderkombetare se Serbia nuk e kupton gjuhen e paqes dhe dialogut. Nese per asgje tjeter, thjesht per shkak se ajo ende nuk eshte paqesuar me vetveten duke i rivendosur ne majet e pushtetit bashkepunetoret e regjimit kriminal te Milosheviqit. Kjo na bene te kuptojme se strategjia e karrotes me Serbine nuk funksionon sepse ajo ha karrote ma shume se qe Kosova dhe bashkesia nderkombetare kane mundesi me i dhane.

Prandaj, koha eshte per reflektim dhe rimendim te teresishem te pozicionit dhe procesit dialogues. Dhe kjo s’do mend se duhet te behet ne bashkerreshtim me miqet amerikane dhe BE-ne. Por, parasegjithash, opozita duhet t’i maksimalizoje kerkesat per Qeverine ne raport me Serbine, e jo ta fsheh gatishmerine per koncesione prapa ruajtes se miqesise me nderkombetaret.

/GazetaSinjali/