image “Gol dhe trekandsh”, rikthehet fraza e famshme e komentatorit shqiptar, pas eurogolit nga gjysma e fushës

Futboll

“Gol dhe trekandsh”, rikthehet fraza e famshme e komentatorit shqiptar, pas eurogolit nga gjysma e fushës

news image

“Gol dhe trekandsh”, ishte kjo fraza që u bë hit nga komentatori i Veleçikut, Bashkim Ramekaj, i cili është gjithashtu edhe gazetar i “Panorama Sport” në Koplik.

Ditën e djeshme duket se ka ndodhur një “deja vu”, pasi Ramekaj, ka përsëritur frazën “Gol dhe trekandsh”.

Protagonist ishte sërish Arsen Banushi, që me një perlë nga mesi i fushës, shtangu skuadrën e Murlanit, në sfidën e zhvilluar ditën e djeshme që përfundoi me rezultatin 1-2 në favor të Veleçikut.

Për më tepër ndiqni videon e eurogolit të Banushit, nën komentin e komentatorit Bashkim Ramekajt, që është bërë i famshëm në rrjetet sociale me komentet e tij.

/Gazeta Sinjali Sporti/