Boksieri amerikan Patrick Day ka rënë në gjendje kome pasi pësoi një tronditje në kokë mbrëmjen e së shtunës pas një ‘knockout-i’ nga Charles Conwell.
27-vjeçari ra në ring pa ndjenja pas goditjes dhe u dërgua në spital me urgjencë. Sipas mediave, Day bëri operacion në kokë dhe ra në gjendje kome. Nuk dihet ende asnjë detaj mbi gjendjen e Patrick.
Boksieri i peshave të mesme mori goditjen brutale në raundin e 10-të gjatë ndeshjes kundër Charles Conwell në Çikago.