image Goditi për vdekje një 80-vjeçar, gruas nga Gjakova i caktohet masa e ndalimit prej 48 orësh - Sinjali

Goditi për vdekje një 80-vjeçar, gruas nga Gjakova i caktohet masa e ndalimit prej 48 orësh

news image

Gazeta Sinjali ka raportuar më parë që një grua e ka goditur një 80-vjeçar në Gjakovë. Viktima nuk ka arritur t’i bëjë ballë lëndimeve dhe ka ndërruar jetë ndërsa e dyshuara është arrestuar.

Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori kujdestarë i Shtetit, i cili ka dale ne vendin e ngjarjes, dhe me kërkese te familjarëve te ndjerit, kufoma ju është dorëzuar familjarëve për ceremoni mortore, ndërsa e dyshuara është intervistuar ne prani te avokatit te saj mbrojtës, e me pas me urdhër te prokurorit është ndaluar ne mbajtje per 48 orë“, thuhet në njoftimin e prokurorisë së Gjakovës.

80-vjeçari ishte me biçikletë kur e dyshuara e goditi me veturë në rrugën “Faik Konica” rreth orës 12:00.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin