image Goditi nxënësin me shuplaka pasi imitoi kafshë gjatë orës, mësimdhënësi dënohet me 8 muaj burgim me kusht

Drejtësi

Goditi nxënësin me shuplaka pasi imitoi kafshë gjatë orës, mësimdhënësi dënohet me 8 muaj burgim me kusht

news image

Mësmdhënësi R.K., është dënuar me tetë muaj burgim me kusht për akuzën se e kishte goditur me shuplaka në kokë nxënësin 11-vjeçar K.K, ngase ky i fundit kishte imituar kafshë me zë gjatë orës së lëndës së Biologjisë në Shkollën e Mesme të Ulët “V.P.Sh”, në Komunën e Suharekës.

Një vendim të tillë e ka marrë gjykatësi i Gjykatës Themelore në Prizren, dega në Suharekë, Qemail Suka, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Sipas aktgjykimit në fjalë, në shqyrtimin fillestar të 27 prillit të këtij viti, pas leximit të aktakuzës nga prokurorja Elfete Purova, i akuzuari K. e kishte pranuar fajësinë për veprën penale me të cilën ngarkohej.

Për veprën penale penale “Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike”, të akuzuarit i është shqiptuar dënim me burgim me kusht prej një viti, dhe po ashtu për veprën tjetër penale “Lëndimi i lehtë trupor”, i është shqiptuar dënim me burgim me kusht prej një viti.

/GazetaSinjali/