image Goditet rëndë sektori i hotelerisë në Kosovë, 1 miliard euro humbje që nga fillimi i pandemisë

Biznes

Goditet rëndë sektori i hotelerisë në Kosovë, 1 miliard euro humbje që nga fillimi i pandemisë

news image

Pandemia COVID-19 më së shumti e ka goditur sektorin gastronomisë, jo vetëm në Kosovë, por në të gjithë botë, shkruan Gazeta Sinjali.

Pjesë e vendimeve që janë ndërmarrë nga qeveritë e vendeve për parandalimin e COVID-19, çdo herë është përfshirë edhe gastronomia me kufizim të orarit, me mundësi të zvogëluar shërbimi por edhe me mbyllje totale.

Në Kosovë së fundmi është vendosë që në vendet që janë në zonë të kuqe baret, restorantet, hoteleritë të punojnë vetëm deri në ora 19:00, kurse në ato që janë në zonë të mesme do të punojnë deri në ora 18:00.

Kryetar i Shoqatës Hotelieri dhe Turizëm, Visar Demolli, në një përgjigje për Gazetën Sinjali ka thënë se sipas statistikave që i posedojnë, sektori i hotelerisë i ka humbur rreth 1 miliard qarkullim, transmeton Gazeta Sinjali.

“Sipas statistikave që ne kemi rreth 1 miliard euro ,duke llogarit se ne kemi 10 miliard qarkullim dhe 10% është e gastronomisë”.

Këtu llogariten Hoteleria dhe bashkëpunëtorët që janë të lidhur me hotelierin në Kosovë ka thënë Demolli.

Që nga fillimi pandemisë e deri tani, në Kosovë janë mbyllur 450 lokale të hotelerisë ka thënë Demolli për Gazetën Sinjali.

Demolli për Gazetën Sinjali ka thënë se janë rreth 450 lokale të hotelerisë që janë mbyllur që nga fillimi i pandemisë. Ndërsa të papunë nga ky sektor kanë mbetur mbi 12 mijë persona. Rreziku është edhe për 60 për qind mbyllje./Gazeta Sinjali/