image Goditet mizorisht një 47-vjeçar italian, i plagosur edhe një shqiptar

Evropë

Goditet mizorisht një 47-vjeçar italian, i plagosur edhe një shqiptar

news image

Një 47-vjeçar italian i goditur disa herë me thika u la te dera e spitalit në Romë nga dy miqtë e tij me origjinë shqiptare, ku edhe njëri prej tyre ishte i plagosur, por jo në rrezik për jetën.

Mediat italiane shkruajnë se i plagosuri është shtetasi me iniciale E.C, i cili është i njohur për autoritetet e drejtësisë italiane, për një vrasje të ndodhur në vitin 2016 dhe për të cilën 47-vjeçari ishte arrestuar.

Hetuesit morën në pyetje dy miqtë e tij me kombësi shqiptare, njëri prej të cilëve gjithashtu ishte i plagosur me thikë, por jo rëndë.

I plagosuri që aktualisht ndodhet mes jetës dhe vdekjes në spitalin Castelli, nga ana tjetër ka një të shkuar të errët. Në gusht 2016, ai u akuzua si autor i përplasjes për vdekje të një 58-vjeçari, Giovanni Palazzolo, punonjës i një kompanie bujqësore dhe baba i dy fëmijëve. Ai u vra në Ardea, teksa ishte në bordin e makinës së tij Fiat Panda, u godit nga makina që drejtohej nga tridhjetë e nëntë vjeçari në atë kohë.

/GazetaSinjali/