Liga e futbollit në Brazil ka marrë një goditje të rëndë. Tre lojtarë të skuadrës Flamengo kanë rezultuar pozitiv në testin për koronavirus.
Ky lajm ua vështirëson punët Brazilit për të rifilluar ligën e futbollit përsëri, transmeton Gazeta Sinjali.
Skuadra braziliane nuk ka bërë të ditur emrat e lojtarëve të infektuar.
Tre lojtarët janë udhëzuar që të vetizolohen deri sa të shërohen./Gazeta Sinjali/