image Për herë të parë në histori, Liverpool kampion i Botës

Futboll

Sport/ Për herë të parë në histori, Liverpool kampion i Botës

news image

Liverpool ka mposhtur Flamengon e Brazilit në finalen e Botërorit të Klubeve, e zhvilluar në Katar në Stadiumin Ndërkombëtar Khalifa në Doha.

Ndonëse në minutat e rregullt të ndeshjes nuk pati gola, megjithëse loja ishte shumë e hapur dhe e baraspeshuar me shumë raste shënimi nga të dy skuadrat, goli i fitores erdhi vetëm në minutën e 99-të të pjesës së parë të vazhdimeve.

Aksioni i nisur nga kapiteni Jordan Henderson, pas një asisti të mrekullueshëm nga Sadio Mane, u shndërrua në gol nga Roberto Firmino .

Futbollisti shqiptar Xherdan Shaqiri u inkuadrua në minutat e fundit të ndeshjes duke zëvendësuar Salahun.

Ky është trofeu i tretë për Liverpoolin këtë vit, pas atij të Ligës së Kampionëve kur e mposhti Tottenhamin në finale dhe trofeut të Superkupës së UEFA-s kur e mposhti Chelsean në penalti./Gazeta Sinjali/