Muharrem Pulaj është dërguar ditë më parë në vuajtje të dënimit me burgim prej një viti, mëson ekskluzivisht Sinjali.
Pulaj është emër i njohur për organet e rendit dhe është përmendur në raste të ndryshme penale, përfshirë edhe aksionin e bujshëm antidrogë në Prizren, ku ai dhe persona të tjerë u vunë nën hetim për dyshime që lidhen me veprimtari kriminale, dhe kryesisht për drogë.
Ai dërguar në vuajtje të dënimit për rastin e shtatorit të vitit 2023, ku bashkë edhe me tre persona të tjerë ishin arrestuar për drogë.
Pulaj dhe të tjerët ishin kapur për “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja të paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.
Por, kush është Muharrem Pulaj.
Sipas informacioneve që posedon Sinjali, Muharrem Pulaj , është i dyshuar për mbi 40 vepra penale.
Pulaj është hetuar për vepra penale të ndryshme si ‘Rrëmbim’, ‘Kanosje’, ‘Lëndim trupor’, ‘Vjedhje e rëndë’, ‘Vjedhje’, ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës’ e ‘Posedim të paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’.
Lexo edhe:
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!