Dy këmbësore kanë mbetur të lënduara pasi janë goditur nga një veturë në Gjilan, shkruan Gazeta Sinjali.
Njëra nga viktimat është liruar për në shtëpi, ndërsa tjetra është duke u trajtuar në Qendrën Emergjente të Gjilanit, raportuan sinjalizuesit e Gazetës Sinjali.
Burime të Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë në Gjilan bëjnë të ditur se drejtuesi i veturës është S.S nga fshati Ternoc i Bujanocit.
Të njëjtat burime bëjnë të ditur se vetura ishte duke lëvizur në drejtim të Kamenicës dhe pasi ka arritur përball pikës së një karburanti ka goditur në vendkalim këmbësoret A.O dhe A.O. /Gazeta Sinjali/