Ambasadori i SHBA-së në Serbi, Anthony Godfrey ka thënë se Kosova dhe Serbia nuk mund të vijnë në tavolinën e bisedimeve me kërkesa e të mos të kenë gatishmëri për kompromis, duke konsistuar në katër pikat e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, të parashtruar në Bruksel ndaj palës serbe.
Këto komente ai i ka bërë në një intervistë për mediumin serb “021.rs”.
Ai ka thënë se çdo marrëveshje kërkon kompromis nga dy palët.
“Pajtohemi të gjithë se duhet të ketë dialog produktiv mes Prishtinës e Beogradit dhe se mund të vihet në tryezë me kërkesa e të mos ketë gatishmëri për kompromis. Çdo marrëveshje mes Beogradit dhe Prishtinës do të kërkojë kompromis nga dyja palët dhe duhet të ketë gatishmëri të dyanshme për të biseduar. SHBA-ja mbështet dialogun e ndihmuar nga Bashkimi Evropian. Presim që të ec në drejtimin që Beogradi dhe Prishtina të bëjnë përparimin në rrugën drejt BE-së”, ka thënë Godfrey.
Sa i përket projektit të “Ballkanit të Hapur”, ambasadori amerikan tha se shkon në dobi të rajonit.
“Jam i kënaqur që kam parë kohët e fundit hapa tutje drejt integrimit më të madh ekonomik rajonal, për t’u treguar njerëzve se bashkëpunimi më i mirë kontribuon në rajon dhe se e ardhmja e tyre është më e ndritur dhe se ata kanë një ekonomi më të fortë për të punuar në mënyrë efikase”, tha ai.