image Ambasadori amerikan në Serbi: Tani duhet përqendruar te zgjidhja e qëndrueshme

Rajon

Ambasadori amerikan në Serbi: Tani duhet përqendruar te zgjidhja e qëndrueshme

news image

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, Anthony Godfrey, është shprehur i kënaqur me zbatimin e marrëveshjes së arritur në Bruksel për targat.

Ai përmes një postimi në Twitter ka thënë se tash është koha për t’u fokusuar që të gjendet zgjidhja afatgjatë në mes të Kosovës dhe Serbisë.

“I kënaqur që shoh zbatimin besnik të marrëveshjes së arritur në Bruksel. Liria e lëvizjes dhe tregtia është fondamenti i integrimit ekonomik dhe mirëqenies në rajon”, ka shkruar ai.

“Tani ne duhet të fokusohemi tek një zgjidhje e qëndrueshme”, ka theksuar Godfrey.

/GazetaSinjali/