Mbrëmë rreth orës 21: 05, një person në Mitrovicë ka sulmuar motrën e tij me shufër metalike, shkruan Gazeta Sinjali.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari gjendet në arrati.
Rasti është duke u hetuar nga policia.
“Mitrovicë 29.05.2021 – 21:05. I dyshuari mashkull kosovar, pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar me një shufër metali motrën e tij viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari gjendet në arrati. Rasti është duke u hetuar”, njofton Policia./Gazeta Sinjali/