image Gliha: Kemi mënyrën e qartë si duam të luajmë, Rrahmani e Korenica shumë të rinj për një ndeshje si ajo ndaj Zvicrës

Futboll

Gliha: Kemi mënyrën e qartë si duam të luajmë, Rrahmani e Korenica shumë të rinj për një ndeshje si ajo ndaj Zvicrës

news image

Selektori i kombëtares së Kosovës, Primozh Gliha dhe kapiteni i kombëtares, Amir Rrahmani kanë mbajtur sot konferencën për shtyp në prag të duelit që Kosova e zhvillon ndaj Zvicrës në kualifikimet për Euro 2024.

Gliha ka folur për 11-shen startuese potenciale ndaj Zvicrës, dhe është pyetur për lojtarët si Albion Rrahmani e Meriton Korenica nëse mund të jenë emrat ‘surprizë’ në formacionin e parë.

Sidoqoftë, ndonëse ai nuk dha ndonjë indikacion rreth përzgjedhjes së formacionit fillestar, duke theksuar se kanë probleme edhe me disa të vogla, megjithatë Gliha ka konfirmuar se dyshja nuk do të jenë startues.

“Ata janë djem të mirë. Ata janë shumë pozitivë. Duhet ta kemi parasysh faktin se ata janë të rinj dhe përgjegjësia që rëndon mbi ta është kogja e madhe, sidomos ndaj një kundërshtari aq të fortë si Zvicra. Është ndeshje shume e vështirë dhe me përgjegjesi. Nuk mund të them diçka më shumë për këtë pjesë, por ne e kemi mënyrën e qartë se si do të luajmë si ekip. Kemi disa probleme të vogla me lëndime. Të shohim pastaj se cilat do të jenë zgjidhjet dhe vendimet e momenteve të fundit. Nuk do të flas më shumë për formacionin startues por ajo që them është se do të jetë shumë e veshtirë për gjithë ata që dëshirojnë të luajnë”, u shpreh ai.

/GazetaSinjaliSport/