Ambasadori japonez Ogasawara Mitsunori, ka reaguar përmes Twitterit duke shprehur kënaqësi për vizitën e tij të parë në Kosovë nga Japonia, që tani do të shërbejë si ambasador.
Ndërkaq, ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca i ka uruar mirëseardhje duke theksuar se në Kosovoë do të gjejë ngrohtësi dhe shoqëri nga qytetarët.
“Mirësevjen në Kosovë, ambasadori i parë Ogasawara Mitsunori, aty ku do të teshë i mirëpritur me ngrohtësi dhe shoqëri nga populli ynë. Kosova është gjithmonë falënderuese dhe do të vazhdojmë që të bashkëpunojmë, si shtet i vogël që jemi”, ka shkruar Konjufca në Twitter.
Kujtojmë që Glauk Konjufca vetëm para para tri ditësh nuk kishte Twitter.