image Glauk Konjufca: Rama bashkë me Vuçiqin po bëjnë çmos me na fut në "Ballkanin e Hapur"

Politikë

Glauk Konjufca: Rama bashkë me Vuçiqin po bëjnë çmos me na fut në “Ballkanin e Hapur”

news image

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, thotë se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe ai i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, janë krijues të Ballkanit të Hapur.

“Unë konsideroj se relacionet tash për tash me Republikën e Shqipërisë sidomos të qeverive nuk është fort Vetëvendosja që i ka zgjedh”, tha Konjufca.

“Ne i kemi shpreh qëndrimet tona e ato nuk duhet me i mbajt të fshehta politike, duke u munduar me argumentuar që tradicionalisht arritjet historike të mëdhaja të kombit shqiptar kanë ardhur kryesisht edhe për shkak të një koordinimi shumë të mirë dhe të ngushtë të Republikës së Shqipërisë me Republikën e Kosovës prej vitit 1990 kur ka ra diktatura komuniste e deri në ditët e sotme”, shtoi ai.

“Republika e Shqipërisë përmes kryeministrave vazhdimisht e ka ndjek linjën e Kosovës. Kur ka pasur konsensus nacional për diçka siç ka qenë pavarësia, Sali Berisha, Fatos Nanoja, të gjithë kryeministrat e mëhershëm, e kanë mbajt edhe në konferenca ndërkombëtare e kanë ndjek Kosovën për të qenë me një hap me Kosovën. Qeë nja 2-3 vjet projektet e Kosovës po dallojnë prej projekteve të Shqipërisë. Kryeministri Rama nuk po është në një hap me Kosovën”, theksoi ai në T7.

“Edi Rama bashkë me Vuçiqin jo vetëm që është krijues i Ballkanit të Hapur por po bën çmos me na fut edhe ne aty”, theksoi Konjufca./GazetaSinjali/