image Glauk Konjufca propozon shkarkimin e Vlora Çitakut dhe gjashtë ambasadorëve tjerë

Kosovë

Vendim/ Glauk Konjufca propozon shkarkimin e Vlora Çitakut dhe gjashtë ambasadorëve tjerë

news image

Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Glauk Konjufca ka propozuar që Vlora Çitaku të shkarkohet nga posti i ambasadores së Kosovës në SHBA, shkruan Gazeta Sinjali.

Përveç Çitakut, Konjufca ka propozuar shkarkimin e ambasadorëve Edon Cena, Lirim Grejçevci, Shpend Kallaba, Mimoza Ahmetaj, Ylber Hysa dhe Ramadan Avdiu.

“Që në fillim të mandatit jam zotuar për vendosjen e rregullit dhe ligjit në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.
Një ndër hapat e radhës është edhe kërkesa për kthimin e ambasadorëve politik që e kanë përfunduar mandatin 4 vjeçar të paraparë sipas ligjeve në fuqi të Republikës se Kosovës”.

“Duke u bazuar në nenin 93, pika 8 dhe nenin 84 pika 25 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, si dhe nenin 13 të Ligjit nr.03/L-122 për Shërbimin e Jashtëm të Republikës së Kosovës (GZ. Nr 46/15 janar 2009) dhe bazuar në nenin 10 (paragrafi 9) të Rregullores për Shërbimin e Jashtëm dhe me qëllim të respektimit të nenit 7,7 të Ligjit Nr.03/L-207 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr.03/L-044 për Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Shërbimin Diplomatik të Republikës së Kosovës,( GZ.76, 10 gusht 2010), në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, propozoj tërheqjen nga misioni të këtyre ambasadorëve politik : Znj. Vlora Çitaku; Z. Edon Cana; Z. Lirim Grejçevci; Z. Shpend Kallaba; Znj. Mimoza Ahmetaj; Z. Ylber Hysa; Z. Ramadan Avdiu”, ka shkruar Konjufca. /Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/GlaukKonjufca1981/photos/a.1081455052041685/1351150118405509/?type=3&theater