image Glauk Konjufca nuk beson se Martin Berishaj është i përfshirë në skandalin financiar, thotë se mungojnë faktet

Politikë

Glauk Konjufca nuk beson se Martin Berishaj është i përfshirë në skandalin financiar, thotë se mungojnë faktet

news image

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca është deklaruar sot për skandalin financiar ku është i përfshirë ambasadori kosovar në Kroaci, Martin Berishaj.

Konjufca ka thënë se institucionet e drejtësisë duhet të tregojnë fakte nëse Berishaj është vërtetë i përfshirë në operacionet e kompanisë GEN në Ballkan.

Sipas tij, kur kjo gjë të faktohet insitucionet kosovare do të ndërmarrin masa ndaj tij.

Kreu i Kuvendit theksoi se ende nuk kanë marrë asgjë për veprimtarinë e Berishajt edhe pse i kanë kërkuar shteteve të tjera.

“Duhet me dal institucionet e drejtësisë dhe me thënë se Martin Berishaj ka bërë krime dhe vepra penale. Ju ftojë me i prezentu të gjitha faktet. Në bashkëpunim me të gjitha shtetet që jemi deri tani dhe të gjitha çfarë iu kemi kërkuar, nuk kemi asgjë që tregon ndonjë evidencë. Në momentin që do t’i marrim ato, besoj se qeveria dhe ministria e Punëve të Jashtme do të veprojnë”, deklaroi Konjufca. 

/GazetaSinjali/