image Glauk Konjufca: Lista Serbe edhe sot po e bojkoton Kuvendin

Politikë

Glauk Konjufca: Lista Serbe edhe sot po e bojkoton Kuvendin

news image

Kryeparlamentari i Kosovës, Glauk Konjufca ka thënë se Lista Serbe po e bojkoton edhe seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës.

Kjo pasi deputeti Fridon Lala u tërhoq nga paraqitja e projektligjit për plotësim-ndryshimin e Ligjit për Festat Zyrtare, për shkak të mungesës së deputetëve nga ana e komuniteteve.

“Po këto po është e qartë se për të kaluar ky projektligj nevojiten së paku 11 vota të deputetëve të komuniteteve dhe duke e ditur që Lista Serbe edhe sot po e bojkoton Kuvendin e Kosovës, nuk ka as kushte objektive që ky projektligj të votohet”, tha Konjufca.

Kuvendi i Kosovës po vazhdon mbajtjen e seancës që filloi dje, ku deri më tani janë votuar dy marrëveshje ndërkombëtare, marrëveshja për ratifikimin e “Amendamentit nr. 1 të Marrëveshjes financiare për IPA 2018, ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian” dhe për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë në mes të Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Bankës Evropiane për Investime për financimin e Projektit “Reagimi i Kosovës ndaj pandemisë COVID-19 për NVM-të” /GazetaSinjali/