Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjfuca, ka thirrur mbledhjen e parë të Kryesisë së Kuvendit të Kosovës për legjislaturën e shtatë të Kuvendit të Kosovës.
Në njoftimin e Kuvendit të Kosovës nga zyra për infromim bëhet e ditur se do të jenë tri pika të rendit të ditës.
Më poshtë gjeni tri pikat e rendit të ditës:
- Shqyrtimi i kërkesës për caktimin e delegacionit të Kuvendit të Republikës së Kosovës për përfaqësim në Asamblenë Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore-SEECP,
- Shqyrtimi i kërkesës për caktimin e delegacionit të Kuvendit të Republikës së Kosovës për përfaqësim në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës,
- . Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave.