image Gjysmë milion dollarë të falsifikuar hidhen në qarkullim në Maqedoni të Veriut

Rajon

Gjysmë milion dollarë të falsifikuar hidhen në qarkullim në Maqedoni të Veriut

news image

Dyshohet se në Maqedoninë e Veriut janë hedhur në qarkullim gjysmë milioni dollar amerikanë të falsifikuar.

Mediat atje raportojnë se këto para me gjasë janë shpenzuar për drogë dhe gjatë kontrollit të disa lokacioneve në afërsi të Stacionit Hekurudhor në Shkup është gjetur një eksploziv. Sipas zyrtarëve policorë, deri më tani janë arrestuar katër persona, përcjell Gazeta Sinjali.

Bastisja është bërë në një garazh në rrugën “Bojmija”, në lagjen “Aerodrom” të Shkupit ku janë gjetur pothuajse 400 mijë dollarë amerikanë. Paratë mbaheshin në një qese letre dhe ishin me vlerë nominale nga 100 dollarë. Në garazh gjithashtu është gjetur edhe një pako me 149 ekstazi.

Policia njofton se janë privuar nga liria dy persona, ndaj të cilëve do të ngrihet kallëzim penal për “Prodhim dhe shpërndarje të paautorizuar të drogave”, “Falsifikimit të parave”, si dhe për “Prodhim, mbajtje dhe tregtim pa leje të armëve apo lëndëve plasëse”. Bëhet fjalë për vepra të rënda që të gjitha parashikojnë dënime me burg deri në 10 vjet. /Gazeta Sinjali/