Gjysma e klubeve të futbollit profesional të Francës mund të falimentojnë për shkak të krizës koronavirus, sipas një zyrtari të lartë.
Bernard Caiazzo, presidenti i grupit i cili përfaqëson klubet në ligën më të lartë franceze, gjithashtu tha se sezoni nuk do të rifillojë derisa “në rastin më të mirë në 15 qershor”.
“Pa ndihmë shtetërore, brenda gjashtë muajve, gjysma e klubeve profesionale do të paraqesin falimentim,” i tha Caiazzo, i cili gjithashtu ulet në bordin e St Etienne, për France Bleu Loire.
“Pesë kampionatet e mëdha evropiane kanë humbur tashmë katër miliardë euro; kampionati francez midis 500 deri 600 milion”.
Sezoni francez u mbyll në 13 mars për shkak të pandemisë COVID-19 e cila tani ka marrë më shumë se 13,000 jetë në të gjithë botën.
“Ne nuk do të jemi në gjendje të luajmë derisa gjendja të përmirësohet,” tha Caiazzo, duke shtuar se ai ishte “shumë, shumë i shqetësuar” për pasojat e mbylljes.
“Kjo do të thotë në korrik-gusht, në rastin më të mirë me 15 qershor.”