Gruaja 63-vjeçare britanike Lindsay Sandiford u burgos në 2013 kur policia e Indonezisë zbuloi një sasi të madhe kokaine në valixhen e saj, dhe u dënua me vdekje megjithse avokatët e saj kërkuar 15 vjet burgim.
Pas tentativës për trafikimin e rreth 2 milionë euro kokainë në valixhe Sandiford i ka treguar dëshirën e fundit miqve të saj.
Dënimet për trafik droge në Indonezi janë brutale, teksa shumica e tyre përfundojnë me vdekje me anë të skuadrës së pushkatimit.
Të burgosurit çohen në një vend me bar dhe u kërkohet të zgjedhin nëse duan të qëndrojnë në këmbë ose ulur, para se ushtarët t’i qëllojnë në zemër. Nëse i burgosuri mbijeton atëherë ushtarët duhet të qëllojnë në kokë.
Lindsay ka qenë e burgosur për shtatë vjet teksa avokatët e saj tentojnë të argumentojnë se ajo ishte detyruar nga të tjerë të transportonte drogat, të cilët kishin kërcënuar se do të lëndonin familjen e saj.
63-vjeçarja ishte vendosur në Indi pas ndarjes nga i shoqi, kishte mbërritur në Bali nga Bangkok i Tailandës. /Gazeta Sinjali/