image Javën e ardhshme ekzekutohen pagesat për bujqit kosovarë

Sociale

Javën e ardhshme ekzekutohen pagesat për bujqit kosovarë

news image

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa ka deklaruar se këtë javë do të nxjerrin vendim për t’i paguar subvencionet për bujqit, pagesë kjo e cila do të nis gjatë javës së ardhshme.

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu në seancën e sotme të Kuvendit ka thënë se bujqit kanë nevojë më shumë për ndihmë se sa për fjalë të bukura.

“Pse nuk janë kompensuar dëmet e shkaktuar kryesisht në serra, nga erërat në komunën e Skenderajt, ku dihet se keni proklamuar se do të kompensohen, kanë kaluar disa muaj dhe fermerët ende nuk janë kompensuar”, tha ajo.

Kurse, ministri Mustafa tha se në kuadër të programit të rimëkëmbjes që kanë për këtë vit, bujqit do të marrin dy këste, subvencione.

Mustafa shtoi se për t’u siguruar se këto fonde shkojnë në vendin e duhur kanë rritur kontrollet administrative dhe kontrollet në terren.

“Deri tani kemi shqyrtuar më shumë se gjysmën e aplikacionit. Po e përsërisë, edhe pse sivjet ballafaqohemi me situata për shkak të COVID-19, jemi një ditë me vonesë, krahasuar me vitin 2019, ku nuk kishte COVID-19. Këtë javë po nxjerrim vendimin mbi 5.5 milionë euro për të paguar, që realizohen në javën e ardhshme, dhe kjo shumë e subvencioneve do të rritet nga java në javë…javën e ardhshme fillojnë pagesat”, tha ai./Gazeta Sinjali/